Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në takimin jozyrtar të Ministrave për Çështjet Europiane mbajtur në Slloveni.

Ministrja bën të ditur se gjatë këtij takimi, me homologët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor diskutuam për forcimin e rezistencës pas krizës së COVID-19.

Xhaçka thekson se “pandemia tregoi se përpjekjet për të zgjidhur probleme komplekse i vetëm janë të gabuara”.

Sipas saj, në trajtimin e kërcënimeve të tilla për shoqëritë tona, Ballkani Perëndimor nuk mund të trajtohet i ndarë nga BE-ja.

“Në takimin jozyrtar të Ministrave për Çështjet Europiane me homologët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor diskutuam forcimin e rezistencës pas krizës së COVID-19. Pandemia tregoi se përpjekjet për të zgjidhur probleme komplekse i vetëm janë të gabuara. Në trajtimin e kërcënimeve të tilla për shoqëritë tona, Ballkani Perëndimor nuk mund të trajtohet i ndarë nga BE-ja”, u shpreh Xhaçka.