Ditën e sotme zyrtarët ushtarakë shqiptarë dhe amerikanë kanë nisur Trajnimin e Përbashkët njëmujor të Kombinuar të Shkëmbimit në bazën e Forcave Speciale Shqiptare në Zall–Herr, pas përfundimit të stërvitjes “Defender 21”.

Kjo u bë e ditur nga ana e ambasadës amerikane. Forcat Speciale Shqiptare dhe anëtarët e Komandës Evropiane të Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po kryejnë trajnime të përqendruara në gatishmërinë luftarake, trajnimin mjekësor për shpëtimin e jetës dhe aftësisë në manovrimin e armëve.

Njoftimi/ Pas stërvitjes së suksesshme ushtarake #DefenderEurope21, e cila përfundoi në Shqipëri muajin e kaluar, ushtarët tanë vazhdojnë të stërviten së bashku. Sot, zyrtarë ushtarakë amerikanë dhe shqiptarë nisën Trajnimin e Përbashkët njëmujor të Kombinuar të Shkëmbimit në bazën e Forcave Speciale Shqiptare në Zall–Herr.

Anëtarët e Komandës Evropiane të Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po kryejnë trajnime me Forcat Speciale Shqiptare të përqendruara në gatishmërinë lu f t arake, trajnimin mjekësor për shpëtimin e jetës dhe aftësisë në manovrimin e a rmëve.