Juristi i njohur, Plarent Ndreca ka ironizuar Gaz Badhin pas interpretimit të tij pë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Teatrin Kombëtar.

“Gjykata Kushtetuese, miraton vendimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, për prishjen e Teatrit Kombetar. Gaz Bardhi: “Gjykata Kushtetuese merr ne mbrojtje Teatrin Kombëtar”. Jo vetëm rezultatet elektorale, po as vendimet e gjykatës nuk po mësojnë ti lexojnë këta.” -shkruan Ndreca.