Moderatorja e njohur, Eni Vasili u bë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë ditën e djeshme dy vajza binjake. Moderatorja ka ndarë me ndjekësit në instagram momentet nga takimi i parë me dy të voglat e saj të cilat ka vendosur ti quajë Sofi dhe Nikol.

“Takimi ynë i parë ishte një magji. Sofi dhe Nikol më risollën në jetë me lindjen e tyre. Të bekuara qofshin.’- shkruan Eni.