Sipas të dhënave nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) rreth koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar rreth 634,000 persona – rreth 2/3 kanë vuajtur nga “Covid i zgjatur”. Rreth 178,000 persona raportuan se nuk merrnin më pjesë në aktivitete të ndryshme për shkak të simptomave të Covid.

Rreth 535,000 raportuan lodhjen si simptomën më të zakonshme, pasuar nga gulçimi (397,000), dhimbje muskulore (309,000) dhe vështirësi për tu përqendruar (295,000).385,000 persona në Mbretërinë e Bashkuar kanë raportuar se vuanin nga “Covid i zgjatur” për të paktën një vit.

Studimi, nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS), ka zgjatur katër javë deri në 6 qershor. Sipas të dhënave, një total prej 962,000 personash në Mbretërinë e Bashkuar përjetuan Covid të zgjatur duke theksuar se simptomat kanë zgjatur më shumë se katër javë pas infektimit me Covid-19