NASA po eksploron Marsin me shpresën se në planetin e kuq ka jetë. Por të dhëna të reja tregojnë se shkencëtarët që e kanë menduar këtë gjë, kanë gabuar. Ajo që studiuesit dikur besonin se ishin liqene me ujë të lëngshëm që fshiheshin nën sipërfaqen e Marsit mund të jenë në fakt depozita balte të ngrirë. Shkencëtari kërkimor i Institutit të Shkencave Planetare në Britani, Isaac Smith thotë se një analizë e re e të dhënave të marra nga mjeti MARSIS në anijen kozmike “Mars Express” të Agjencisë Evropiane të Hapësirës hedh poshtë idenë se në Mars mund të ketë ujë!

Duke pasur parasysh se do të duheshin sasi të konsiderueshme të nxehtësisë dhe kripës për të mbajtur ujin në Mars, Smith thotë se është më e besueshme që mineralet e njohura si smektite, një lloj argjile që është i ngjashëm me shkëmbinjtë vullkanikë të jenë të shumta në Mars, është ajo që bëri që shkencëtarët të mendojnë se kishte ujë në këtë planet. Studiuesit ftohën smektitet në laborator në -45 gradë celsius. Në këtë temperaturë, smektitet mund të japin sinjale sikur janë pellgje me ujë. Sipas NASA -s, temperatura mesatare në Mars është afërsisht -81 gradë celsius. Smith është i bindur se liqenet që përbëhen nga uji i lëngshëm ‘është e vështirë të jenë rezistentë në këto temperatura, por jo të gjithë janë të bindur.

“Në shkencën planetare, ne shpesh po e afrojmë rrugën tonë drejt së vërtetës,” tha Jeffrey Plaut nga NASA në një deklaratë të veçantë.

Studimi i ri është botuar në revistën “Geophysical Research Letters”.