Prej 3 vjetësh, në bashkëpunim me Bashkimin Europian po zbatohet Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike, një reformë kyçe për integrimin e Shqipërisë dhe ku janë arritur rezultate të qëndrueshme.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur se falë këtij projekti me vlerë 3 milionë euro të financuar nga BE, do të kemi një menaxhim të financave publike më efikas, më transparent, një buxhetim më të përgjithshëm gjinor, si dhe më shumë mundësi për qytetarët për të qenë pjesëmarrës në vendimet që merren.