Sinoptikania Adiola Bani ka folur në edicionin e lajmeve të Top Channel për kushtet atmosferike në këtë fundjavë.

Bani tha se do të kemi kthjellime nga dita e sotme deri të dielën, ndërsa temperaturat në fundjavë do të jenë mbi 37 gradë celsius.

“Nga dita e sotme deri të dielën do të kemi kthjellime. Do rriten temperaturat në mëngjes dhe mesditë se do të kemi më shumë orë me diell. Nga mesdita e së shtunës dhe së dielës, termometri do të ngrihet në mbi 37 gradë Celsius”, tha Bani.