Shqipja ka bërë deklaratën e fortë për takimin me Rolandin duke treguar se çfarë ndodhi që krisi marrëdhënien e tyre.

Ajo tregoi se i kishte bërë masazh për dy minuta, por ai ka menduar se mes tyre mund të ndodhte diçka më shumë.

“Rolandi në të gjitha aspektet që kisha kapur herë pas here, nuk përshtatej për mua. Pastaj tjetër gjë çfarë zgjodhi ai. Më ka dërguar vetëm një foto që kemi dalë me Linditën, nuk e kam marrë dhe as më ka marrë. Nuk kam thënë asgjë të rëndë çfarë kam përjetuar Rolandin. Kur dola për të blerë ujë, u ktheva dhe i bëra masazh por ai më ngriti fundin dhe… I bëri dy herë masazh dhe mendoi diçka më shumë”, tha konkurentja.

Ajo debatoi me Rolandin, i cili ishte në lidhje Skype duke diskutuar rreth krisjes së marrëdhënies së tyre.

Shqipja nisi të tregonte detaje nga ditëlindja e saj dhe përmendi faktin që Rolandi nuk i ka dhuruar asgjë. Pas ndërhyrjeve të Çimit, Shqipja theksoi se nuk pret asgjë nga askush dhe nuk e ul hundën, ndaj lëviz me autobus linje.

Roland: Të ngeli hatri për një shishe uji. Shqipe e lëmë këtu të mos bëhemi gazi i botës.

Shqipja: Kur të thërrita ty për ditëlindje, kur më erdhe më pas me vëllain e të gjitha, shpenzimet janë të mia se dhe vëllai me nusen e vajzën nxitonin dhe pagesën e bëri ai dhe një lule apo shami nuk ma solle. Të gjitha këto i kalova me qetësinë më të madhe.

Roland: A të thashë që jam i zënë dhe nuk kam kohë se kishim probleme familjare.

Shqipja: Po pra nuk e dija që kishin ardhur për një rast vdekjeje.

Roland: Që në start, thashë që do rrimë vetëm 2 minuta.

Çimi: Po sa herë të ka marrë ai me makinë nuk i kujton ti.

Shqipja: Vetëm 2 herë më ka ardhur. Herët e tjera kam ardhur dhe ikur me autobus linje. Nuk e ul hundën unë për miliona, jo më për kacidhe.

Roland: Shqipe para se të iki për pushime, do të jap një kafe a një drekë dhe bashkë me të ujë.

Shqipja: Zëre se e ke bërë.