Spitali i Djegies Plastike në QSUT ka dhënë informacione në lidhje me gjendjen shëndetësore të 4 anëtarëve të familjes Gjoka, të cilët mbetën të plagosur rëndë mëngjesin e sotëm në Velipojë, si pasojë e shpërthimit të disa bombolave gazi në hotelin në pronësi të tyre. Nga Spitali ku po mjekohen 4 anëtarët e familjes Gjoka, bëhet me dije se ata kanë pësuar djegie të rënda në trup, 80 deri në 90%.

Aktualisht janë duke u trajtuar me mjekim intensiv dhe në ndjekje të vazhdueshme nga stafi mjekësor.