Shakira po përballet me akuzën e evazionit fiskal në Spanjë. Pas një hetimi tre-vjeçar, një gjykatës spanjoll arriti në përfundimin se kishte “prova të mjaftueshme” për të ndjekur penalisht këngëtaren kolumbiane për shkak se nuk ka paguar taksat.

Këngëtarja u akuzua në vitin 2019 për mos pagimin e 14.5 milion eurove taksa nga 2012 në 2014. Gjykatësi Marco Jesus Juberias tha se Shakira jetoi më shumë se 200 ditë në Spanjë gjatë tre viteve, duke e bërë atë të detyrueshme për të paguar taksat në vend.

Por përfaqësuesit e saj thonë se nuk kishte një vendbanim të përhershëm në Spanjë deri në 2015 dhe se ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj tatimore. Shakira ka mohuar akuzat duke thënë se vendbanimi i saj kryesor ishte në Bahamas. Por mediat raportuan gjithashtu se ajo ka një shtëpi në Barcelonë, me partnerin ​​Gerard Pique, me të cilin ka dy fëmijë.