Sergio Ramos është zyrtarisht lojtari më i ri (jo nga mosha) i PSG-së. Klubi francez ka njoftuar mbylljen e marrëveshjes (deri në vitin 2023) përmes një videoje të publikuar në kanalet e saj zyrtare, të titulluar “Po, Zotëri! Mirë se vini në Paris”. Kjo është goditja e radhës e sheikut nga Katari, Al Khelaifi, që po ndërton “Dream Team”, me synimin e padiskutueshëm: fitimin e Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi qendror 35-vjeçar do të mbajë numrin e tij 4, të cilin e kishte edhe te Merengues. Megjithëse transferimi i tij nuk kushtoi asgjë, paga e spanjollit do të jetë e konsiderueshme: rreth 12 milionë euro në vit, sipas “L”Equipe”. Ai mbërriti dje në aeroportin “Le Bourget”, kaloi ekzaminimet mjekësore, para se të nënshkruante kontratën 2-vjeçare. Në fakt, mbrëmë e zyrtarizuan si futbollist kanalet zyrtare të PSG në rrjetet sociale, por më pas e fshinë njoftimin për ta publikuar sot.

Spanjolli është një përforcim më shumë përvojës te parizienët. Ish-kapiteni i Real Madridit në pas 16 sezonesh në “Bernabeu”, ku u kurorëzua me 5 titujt të La Liga-s (2007, 2008, 2012, 2017 dhe 2020), 2 Kupa Spanjolle (2011 dhe 2014) dhe mbi të gjitha, 4 Ligat e Kampionëve (2014, 2016, 2017 dhe 2018). Ramos, gjithashtu ka luajtur 180 ndeshje me “La Roja” dhe ishte një nga arkitektët e tripletës historik të kombëtares spanjolle: “Euro 2008”, Kupa e Botës 2010, “Euro 2012”.

Pas zyrtarizimit në fillim të Wilnajdum, të Achraf Hakimit të martën, në pritje të ardhjes së Gianluigi Donnarumma, i cili pret finale e “Euro 2020”, PSG vazhdon të trondisë merkaton e futbollit. Gjithmonë me idenë e ndërtimit të një ekipi për të fituar Ligën e Kampionëve.