Ditën e djeshme qarkulluan lajme se Romeo ndodhet në Barcelonë jo vetëm me të vëllain, Donaldin, por edhe me Aleksian duke qenë se ajo kishte postuar gjithashtu foto nga Barcelona. Por mesa duket Romeo e Aleksia nuk janë më bashkë dhe aktori ka nisur një histori të re dashurie.

Revista Who ka publikuar një video ku shihet Romeo në rrugët e Barcelonës duke u puthur e përqafuar me një vajzë bionde. Nga pamjet shihet qartë se djali në foto është aktori, i cili edhe në postimet në Instastory është shfaqur i veshur me lejla. Identiteti i vajzës në video nuk bëhet i ditur.