Gjatë paradites së sotme Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim virtual homologun e tij të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiç.

Ky takim u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal, i cili do të mbahet më 29 korrin në Shkup.

Lajmin e ka bërë me dije, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev i cili publikoi edhe një fotografi nga takimi përmes rrjetit të tij social Facebook.

“Ky është një Ballkan i ri, evropian”, shkruan ai.

Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal, në të cilin do të marrin pjesë vendet e rajonit, po organizohet në kuadër organizuar në kuadër të krijimin të “Mini Shengenit”, e nisur nga Kryeministri Rama, maqedonas dhe presidentit serb.