Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe.

Kryebashkiaku është shkarkuar për shkelje të rënda, ndërsa një ditë më parë u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Vendimi i shkarkimit është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Tushe u arr estua dje për shpërdorim detyre me akuzën e abuzimit me fondet publike. Me urdhër të SPAK gjithashtu u arrestuan edhe dhjetë punonjës të tjerë të bashkisë.