Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga procesi i ndërtimit të Urës së Tapizës, pjesë e rrugës nacionale Tiranë-Shkodër, që lidh kryeqytetin me veriun e vendit.

Rama shprehet se deri tani janë realizuar 48% e punimeve. Ai thekson se projekti që do të përfundojë brenda vitit dhe do të garantojë transport të sigurt për udhëtarët e këtij aksi.

“Vijon puna për ndërtimin e Urës së Tapizës, pjesë e rrugës nacionale Tiranë – Shkodër, ku deri tani janë realizuar 48% e punimeve.

Projekti që do të përfundojë brenda vitit do të garantojë transport të sigurt për udhëtarët e këtij aksi”, shkruan Rama.