Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme foto nga Bypassi i Vlorës. Në foto janë dy të rinj që kanë ndaluar për të bërë foto dhe peisazhi që ata kanë mundur të shkrepin. “Edhe për foto ***bajpasi i Vlorës”, ka shkruar Edi Rama krahas fotove.

Bypassi i Vlorës u hap dy ditë më parë për të gjithë ata që zgjedhin jugun për të pushuar. Hapja është provizore për shkak të sezonit turistik, por në disa pjesë të tij punimet nuk kanë mbaruar ende.