Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga momenti i uljes në aeroportin e Kukësit të pasagjerëve të parë që udhëtuan sot me avion nga Zvicra drejt këtij aeroporti. Rama uron “me këmbë të mbarë”.

“Me këmbë të mbarë në Kukës. Sot në aeroportin “ZAYED-Flatrat e Veriut”, shkruan Rama.

Fluturimi i parë nga Zürich për në Kukës u krye nga kompania ajrore zvicerane Helvetic Airlines. Bileta me gjithë taksa nga Zyrihu në Kukës fluturimi i parë ishte 99 euro dhe nga Kukësi drejt Zyrihut do të jetë 69 franga zviceriane.