Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot sesionin nr.10 të nismës ‘Gati për Shqipërinë’ ku janë prezantuar të rinjtë që kanë aplikuar me dëshirën për të dhënë kontributin e tyre për Shqipërinë. Nisma gati ‘Gati për Shqipërinë’ ka mbledhur qindra të rinj të arsimuar dhe të përgatitur profesionalisht brenda dhe jashtë vendit të cilët kanë shprehur interesin për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare. Një prej aplikantëve u shpreh se është detyrim, por njëkohësisht edhe një kënaqësi për të ofruar shërbimet e tyre për Shqipërinë. Është detyrim dhe kënaqësi për të ofruar shërbimet tona për Shqiprinë. Qëllimi im është për të kontribuar në grupin e punës në implementimin e tregut të përbashkët minishengen, tha një aplikant. Unë jam nga Christofor Miho nga Gjirokastra. Kam mbaruar studimet masater dhe doktoraturë në fushën e bujqësisë dhe ushqimit në Spanjë. Në kohët e fundit kam dëgjuar që do të implemetojnë dronë për vëzhgimin e teritorit. Ato mund të shfrytëzohen për të mondernizuar për bujqësiën, për dhënien e informacioni për uitjen apo çdo lloj trajanimi, tha një aplikant tjetër. Kujtojmë se pas fitorës në zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama shpalli nismën ‘Gati për Shqipërinë’ ku u ka kërkuar të rinjve ekselentë në Shqipëri dhe jo vetëm, ide dhe plan për qeverisjen në mandatin e tretë. Aplikimet në platformën ‘Gati për Shqipërinë’ vijojnë në email-in [email protected] dhe është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri.