Kryeministri Edi Rama foli për anëtarësimin e Shqipërisë në BE ku tha se politika europiane sot fatkeqësisht nuk është një det i qetë, or vendet mund të vazhdojnë të përmirësojnë vlerat e tyre duke iu përafruara s më shumë atyre të BE. Rama shtoi se këto vlera nuk janë ekskluzive të BE por janë vlera universale për të cilat si Shqipëria dhe vetë BE luftojnë çdo ditë për t’i përmirësuar.

“Unë së bashku me shumicën e rizgjedhur të shumicës qeverisëse do ta lejojmë këtë sfidë si arsyen kryesore për t’u angazhuar edhe më shumë. Për të punuar me të gjitha fuqitë që kjo dekadë të bëhet dekada e ngjitjes së një majë ku dielli të shkëlqejnë për të gjithë shqiptarët. Nuk është tërmet, as pandemi, as një det i qetë politika europiane sot dhe për pasojë nuk është koha më e mirë për rrugëtimin tonë drejt BE-së. Më bëri një kritikë të bukur një mendje e kthjellët. Vlerat që t’i i quan europiane kur flet për BE nuk janë ekskluzive të saj, por edhe vetë BE lufton dhe përpiqet që t’i forcojë më shumë. Po janë vlera universale dhe nëse nuk do të ishin të tilla nuk do të ishin në një sfidë e vazhdueshme edhe për vetë BE pasi sot Kosova nuk do të ishte e pamundur për të lëvizur e lirë, dhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut nuk do të ishte në pritje të një date. Megjithatë kjo në asnjë mënyrë për të mohuar se është shumë më mirë të jesh i rrethuar nga kufijtë e BE se sa nga telat me gjemba brenda të cilëve ishte izoluar ky vend kur u anëtarësua në OKB dhe u deshëm 3 dekada për të dalë nga izolimi dhe ëpr tyë parë te vetja aftësinë për të qenë i barabartë”, tha Rama.