‘Gëzuar 4 korrikun Amerikë’ është urimi i këtij mëngjesi i Kryeministrit Edi Rama për Ditën e pavarësisë së SHBA teksa ka postuar në rrjetin social FB foto të flaumurit amerikan.

Amerikanët festojnë sot 245 vjetorin e pavarësisë, ndërsa kjo ditë përkon edhe me vetë ditën e lindjes së Kryeministrit Rama, 4 korrik 1964.

Ai e nisi karrierën politike në 1998, kur u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, post që e mbajti për 2 vite. Në vitin 2000 ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u rizgjodh në vitin 2003 dhe 2007.

Ndërkohë, në vitin 2013 Edi Rama u zgjodh kryeministër i Shqipërisë, ndërsa në vitin 2017 u rizgjodh në krye të qeverisë, teksa në zgjedhjet e 25 prillit ai mori edhe mandatin e tretë.