Një moment historik dhe një arritje të paprecedentë për vendin tonë e ka konsideruar Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, pas 65 vitesh nga anëtarësimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në fjalën e saj në pritjen zyrtare, në Pallatin e Brigadave, ku të pranishëm përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, ministra dhe ish ministra të jashtëm, Xhaçka u shpreh se mbështetja që vendet në Asamble i dhanë Shqipërisë, që mori 175 vota, “as nuk kishim guxuar t’i shpresonim”

“Është një moment historik për Shqipërinë, kanë kaluar 65 vjet që kur Shqipëria është bërë anëtare e OKB dhe vetëm sot fituam të drejtën të ulemi në forumin më të larë të vendimmarrjes globale. I shpreh mirënjohjen fillimisht diplomatëve sepse janë ata që kanë punuar dhe kanë jetuar me këtë projekt që shënon një arritje që është punuar shumë prej 1 dekade. Është një arritje e paprecedentë për vendin tonë. Asambleja e OKB votoi me 175 vota për të mbështetur kandidaturën e Shqipërisë. falënderoj veçanërisht përfaqësuesit e Europës Lindore në KB që i dhanë mundësi Shqipërisë të jetë kandidatura e këtij grupi. Në vigjilje të Asamblesë bëmë llogaritë se sa vota do merrnim, por nuk e kishim menduar se do të merrnim një mbështetje kaq masive, 175 vota ishin shumë më tepër nga sa kishim guxuar të shpresonim. Kjo mbështetje ishte edhe për më skeptikët një provë e qartë e atij transformimi të jashtëzakonshëm që ka pësuar Shqipëria në sytë e botës. Ne shihemi sot si një vend që ka pjekurinë dhe kapacitetet e duhura për të kontribuar në diskutimet për çështjet më të mprehta që shqetësojnë sot globin. Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit është një fitore e të gjithë shqiptarëve, ne shkojmë me një axhendë të qartë dh