Në Pazarin e Vjetër, në Korçë, po ekspozohen për herë të parë vetura të koleksionit historik shqiptar Retro. Nën logon “Old Timer Fest”, edicioni i 16-të i makinave Retro, vjen në Korçë me 30 vetura klasike të koleksionit shqiptar “RETRO”. Eventi Rerto sjell kulturën e koleksionimit, të restaurimit dhe të ruajtjes së vlerave të mjeteve historike, i shoqëruar me një program artistik, duke krijuar një atmosferë të hareshme për qytetarët e vendit dhe turistët dhe mbi të gjitha si një vlerë e shtuar atraksioni për sezonin turistik në këtë qytet.

Të gjithë apasionuarit, qytetarët e vizitorët e ndryshëm, kanë një mundësi për të “shuar” kuriozitetin ndaj klasikes dhe gjatë këtyre ditëve, mund të shohin dhe njihen më nga afër me historitë dhe pasionin e madh të koleksionuesve.