Tre turistët të cilën mbetën të bllokuar në kanionet e Gjipesë, janë nxjerrë nga gremina nga policia e Dhërmiut dhe Himarës.

Pas 1 orë kërkimesh intensive, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe me ndihmën e FNSH-së dhe forcave të zjarrëfikses, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga kanioni të tre turistëve të moshave 21 vjeç, 18 vjeç dhe 15 vjeç, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Shtetasi që ka patur lendime në kembë ka marrë ndihmën mjeksore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Turistët për shkak të terrenit të vështirë e kanë patur të pamundur daljen e tyre nga Kanioni, madje njëri prej tyre është dëmtuar duke u përpjekur të dalë nga Kanioni.