Norvegjia ka miratuar ditën e some një ligj të ri, i cili ndalon të gjithë influencuesit të publikojnë foto në rrjetet sociale pa treguar që kanë përdorur photoshop.

Rregullorja e re vjen si një ndryshim në Ligjin e Tregut të Norvegjisë dhe me qëllim trajtimin e standardeve joreale të bukurisë. Ligji u sanksionua nga parlamenti norvegjez në 11 qershor dhe do të zbatohet për fotot me ndryshime që ndikojnë në madhësi, formë ose lëkurë të trupit të dikujt, përfshirë edhe përdorimin e filtrave të thjeshtë.

Ky ligj do të ndikojë gjithashtu në çdo kompani që reklamon në mediat sociale dhe që modifikojnë postimet për të rritur fushatat e tyre reklamuese dhe të marketingut dhe synon trajtimin e përmbajtjes, të cilat po ashtu nuk do të lejohen të hedhin foto pa treguar që është përdorur photoshop.