Reperit të njohur Noizy i ka ndodhur një incident gjatë një performance në skenë. Në rrjet po qarkullon një video ku shihet se atij i kanë rrëshqitur këmbët dhe është rrëzuar mbi turmën e fansave.

Siç shihet në video, truprojat e tij kanë ndërhyrë menjëherë për ta ndihmuar. Ata e kanë rikthyer në skenë, ku Noizy ka fituar sërish kontrollin.

Kujtojmë se vetëm së fundmi Noizy dhe Dhurata publikuan bashkëpunimin e tyre të parë të titulluar “Mi Amor”, i cili po thyen rrjetin me klikime.