Një ditë më parë këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa ka mbërritur në Shqipëri, ku ka takuar personalitetet më të larta në vend.

Ambasadorja amerikanë, Yuri Kim në një postim në rrjetet sociale ka treguar se ka darkuar me Dua Lipën dhe familjen e saj. Teksa ka publikuar një foto me këngëtaren, Yuri Kim shkruan se ajo është një super yllë i mirëfilltë edhe më shumë jashtë skenës.

‘Më pëlqeu të shijoja një darke më Dua Lipën dhe familjen e saj, si dhe me miqtë e saj. Bisedë e mahnitshme në lidhje me njohjen e fuqisë dhe përgjegjësisë që të gjithë kemi (edhe nëse nuk jemi zgjuar ende) për ta bërë botën thjesht pak më të mirë, secili në mënyrën tonë. Dua është një super yll i mirëfilltë jashtë skenës, aq më shumë.’– shkruan Yuri Kim.

E shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, këngëtarja inspektoj dje punimet për rindërtimin e Kopshtit 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Këngëtarja shqiptare do të financojë mobilimin e plotë të kopshtit, me kapacitet 300 fëmijë, ndërsa godina po ndërtohet me ndihmën e Fondit të Katarit.