Laboratori i ri i Spitalit të Fierit, i shtohet rrjetit të laboratorëve publikë me standarde ndërkombëtare

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar edhe një video nga laboratori i ri me kushte moderne dhe bashkëkohore.

“Një tjetër laborator me standardet më të mira në Spitalin Rajonal të Fierit, i shtohet rrjetit të laboratorëve publikë, duke zgjeruar gamën e analizave dhe cilësinë e shërbimit për qytetarët”, është shprehur Manastirliu.

“Sistemi i dixhitalizimit dhe i automatizimit të laboratorit dhe futja e aparaturave të teknologjisë së fundit na mundësojnë nxjerrjen e analizave në një kohë rekord”, ka theksuar një mjeke e laboratorit.

“Unë punoj prej 15 vjetësh në laboratorin e Spitalit të Fierit dhe kushtet janë shumë herë më të mira dhe aparaturat janë të standardeve më të larta”, është shprehur një tjetër punonjëse në laborator.