Duket se Nikollë Lesi vijon ironinë në distancë me presidentin Ilir Meta. Në një shënim në gazetën “Koha Jonë”, ai flet për politikanë të etur për pushtet ku lihet të kuptohet se ku adresohet mesazhi.

“Politikani ka një moshë politike (jo vetëm fizike) kur duhet ta ndjejë vetë se duhet të largohet politika. Natyrisht flasim për politikanë që nuk kanë futur duart në xhepin e njerëzve dhe të buxhetit të shtetit, që nuk kanë vrarë apo që nuk kanë shkelur ligjin.

Ndër këta, “senatorë”, mbeten të nderuar Servet Pëllumbi dhe Namik Dokle (PS). Ishin, kontribuan dhe ikën. Edhe Aleksandër Meksi, ishte kryeministër dhe iku. Nuk u mor më me politikë. As Serveti dhe Namiku. Dhe mbeten të nderuar.

Ndërsa ka të tjerë që nuk i shqiten pushtetit dhe të mirave që vijnë prej tij. Derisa një ditë në vend që të shkojnë në zyrë, do t’iu dalë SPAK-u përpara për tjetër “shtëpi”, shkruan Lesi. (TemA)