Kr i mi në familje ka tronditur Krujën paraditen e kësaj të hëne. Burri ka v ra rë gruan me thikë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bubq. Sipas uniformave blu në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se Artan Ismalaja, 51 vjeç, banues në Krujë, ka g odi tur me thikë, bashkëshorten e tij, Klarita Ismalaja, 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Më pas 51-vjeçari ka tentuar të dë mtojë edhe veten me mjet prerës dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

Njoftimi i policisë: Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.