Amfiteatri i Tiranës do të ndizet nga ngjyrat e artit dhe traditës. Lajmin e mirë e ka dhënë mëngjesin e sotëm kryebashkiaku Erion Veliaj i cili bën të ditur se këto ditë të nxehta korriku, do të vijnë në Tiranë 9 ansamble vallesh nga bota e rajoni.

“”Fidaf Albania” sjell në Tiranë 9 ansamble vallesh nga bota e rajoni. Shënoni datat – më 22, 23 e 24 korrik Amfiteatri i Tiranës do të ndizet nga ngjyrat e artit dhe traditës. Eja dhe ti!”, shkruan Veliaj.

Në 2017, Bashkia e Tiranës miratoi fondin për ta rikthyer këtë amfiteatër, në një pol të fuqishëm artistik. Që prej inaugurimit, në skenë janë dhënë shfaqje të ndryshime artistike duke pasuruar jetën artistike në kryeqytet.