Nga Erion Braçe

I degjova te gjithe! Per ta nuk je kurre njeri i vertete, karrige je ama! Publikimi i disa videove nga “netet e betonit”, beri te flasin edhe ata, por edhe ata; Te paret jane qytetare, njerez normale, me halle e shqetesime si cdokush, jane shumica. Te dytet jane kater tipologji, njerezore gjithesesi; Nje fatkeqe qe edhe pse me pune te mire jashte se le ideologjia te postoj qofte edhe nje germe per zanatin;

Nje fatkeqe tjeter qe histeria i ze mendjen dhe e shtyn nga konapiracioni banal por jo nga e verteta; Nje qyls qe u lodh heret nga puna aq sa tani jep mend por jo qyl; Nje qe eshte edhe debil edhe leke e qe cdo dite leket e pista te korrupsionit i kthen ne peshtyma ndaj gjithkujt e paturp kete e quan gazetari; Te gjithe behen tope ne nje rrethke: Per ta nuk mund te jesh njeri! Pra te kesh shtepi ne nje pallat te zakonshem, te hash, te pish, te flesh, te zgjohesh prej drites se dites, prej nevojes, punes apo prej zhurmes, te acarohesh nga ajo qe eshte e padrejte per te gjithe sepse ti je atje tek te gjithe, te besh si ta;

Jo! Ti e ke te ndaluar te jesh njeri, i vertete-thone. Per ta, ti nuk mund te jesh njeri sepse ti je karrige! Duhet te sillesh si karrige, jo si njeri! Se njerez jane vec ata, kerkush tjeter. Po edhe tek karrigia, per ta ke fuqine e pakontroll mbi cdo institucion, ligj e rregull, je hem polic, hem inspektor, hem gjykates; Je shtet! Nuk e pranojne ne bote qe ti te rrish tek korniza jote ligjore, pushteti brenda saj. Por me e keqja, ti nuk mund te flasesh per te padrejten, te dhunshmen, te verteten xhanem;

Se ti je karrige, je shtet, je shok me Erion Veline etj. Degjoni tani; E para, une them ate qe mendoj e ate qe besoj, se shoh te verteten nga karrigia por aty ku eshte. E dyta, ajo puna e betonit nuk eshte ceshtje zhurme por dinjiteti; Dh una e betonit po behet kulture. Ti mund ta marresh nje leje te ligjshme, krejt te tille por edhe atje ku cenon rregullat e perbashketa, por perseri ajo nuk eshte leje per te dhunuar dinjitetin e gjithkujt ne mes te te cileve ke hyre “me leje”!

Po eperseris, si karrige, pertej kornizes se saj, e zgjidh hallin tim shpejt. Por kultura e fuqise se betonit, zhbehet me ze te lart e publikisht!