Si do të jenë shenjat e zodiakut gjatë muajit Korrik? Cilat janë më të përkedhelurat apo në cilat data do të tregohemi të kujdesshëm? Astrologu Jorgo Pulla gjatë bisedës live në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi tha se duke filluar nga muaji Korrik deri në Tetor do të ndodhin ngjarje të forta, sa i krahasoi ato me tërmete.

“Korriku është pak kompleks, kemi hënën e re në datën 10 korrik dhe ndikohen shumë në financa. Korrik-Tetor mbajeni mend, sidomos ky korrik 15 e tutje, do tundet vendi. Do dëgjojmë shumë gjëra deri në Tetor”.

Teksa Jorgo parashikonte theksoi se me rëndësi për disa shenja është rimarrja e një pasurie, pasi ia kishin marrë në mënyrë të padrejtë. Sipas tij, shenjat që do përfitojnë janë Gaforrja, Akrepi, Bricjapi dhe Peshqit fillimit të 10-të ditëshit të dytë.

Ndër të tjera Jorgo theksoi se shenja më e përkëdhelur gjatë muajit korrik është Gaforrja, nga ku më së shumti do të përfitojnë artistët. Jorgo pohoi se nëse publikojnë një këngë pas datës 10 korrik do shohin sukses. Datat ku duhet pasur kujdes janë: 1, 17, 22, 24, 25.