Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi sqaron motivet për masat shtesë të sigurisë, të marra nga qeveria shqiptare, javën e kaluar për ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca. I pyetur nga Top Channel teksa hynte në Kuvend, ministri la të kuptohej se nuk ka një rrezik të shtuar për diplomatin e lartë të BE-së, në Tiranë. Por ky është vendim që reflekton ndryshimet në ligjin e Gardës për ruajtjen e personaliteteve, përfshirë edhe diplomatët e huaj.

Pse është shtuar mbrojta për kreu e delegacionit të Bashkimit Evropian? Është një vendim që ka marrë qeveria shqiptare në mbështetje të ligjit për Gardën e ka vlerësuar si të tillë në një moment të caktuar, është çdo gjë në rregull.

Kush ia kërcënon jetën ambasadorit Soreca? Nuk është çështje kërcënim jete, është në vlerësim të masave të qeverisë, është vendim i marrë nga qeveria shqiptare.

Rreziku vjen nga politika, drejtësia apo elementë të botës së k ri mi t? Është vlerësim dhe vendim i qeverisë shqiptare në mbështetje të ligjit për Gardën. Nuk ka kërkesë të BE-së, është një vlerësim që bën qeveria shqiptare në një moment të caktuar për të shtuar sigurinë aq asgjë më tepër.