22 korriku do të jetë një ditë domethënëse për sa i përket të jetuarit ëmbël në përgjithësi. Do të ndodhë që Venusi, planeti i ndjenjave dhe i së bukurës të transferohet nga Luani në shenjën e Virgjëreshës, shenjë kjo të cilën Venusi nuk e do shumë. Kjo sepse tek Virgjëresha, Venusi duhet të tkurrë idetë, mendimet, në një logjikë që nuk ka të bëjë shumë me emocionet, me butësinë e shpirtit. Dhe jo vetëm.

Sapo të shfaqet tek Virgjëresha, Venusi do të shpalosë dy aspekte: do të karikohet me energji nga ylli i palëvizzshëm Regulus-forca e detyrimeve dhe përgjegjësive për t’i bërë opozitë pastaj një Jupiteri fantastik, por pak të përqëndruar, duke u shtirur se po jeton një ëndërr dhe duke i dhënë pak rëndësi diçkaje që më parë e besonte shumë.
Bëhet fjalë për një gjendje shpirtërore të ndërlikuar, jo shumë të prirur për t’u frymëzuar nga ëndrra dhe projekte.

Për Demin, Virgjëreshën, Bricjapin dhe Gaforren, thjeshtohen marrëdhëniet dhe pavarësisht se marrin një pamje më serioze, është më mirë kështu. Diçka do të funksionojë më mirë, për sa kohë nuk do të hiqni dorë nga fantazia e zemrës suaj. Përfitime të tilla do të ketë edhe për Akrepin i cili do të kuptohet me personin që do.

Ujori e humb opozitën venusiane duke u shfaqur xhentil dhe i matur në raporte (pavarësisht një Marsi me tensione).

Më pak të lehtë do të jenë efektet tek Peshqit, Shigjetari dhe Binjakët, sepse këto shenja do të duhet të pranojnë (edhe pse nuk janë të bindur) një look impenjativ dhe jo shumë veror. Por duhet të gjejnë mundësi interesante për të bërë diçka të mirë.
Për Luanin dhe Dashin vera do të bëhet pak më e shkujdesur dhe me ngjyra, ndoshta duke treguar se është momenti t’u kushtohet më pak vëmendje njerëzve dhe situatave. Në fund, Peshorja duket se nuk është shumë në brendësi të gjërave për t’u përqendruar në disa gjëra që i kishte neglizhuar pak.