Çifti shumë i dashur për publikun, Turi dhe Orinda u bënë prindër për herë të parë me datë 15 Korrik. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Atara, që do të thotë kurorë dhe e bekuar.

Sot është bërë një javë që nga lindja e vogëlushes dhe Orinda ka ndarë me ndjekësit fotot më të ëmbla krah saj. Po ashtu, ajo i ka dedikuar fjalët më të bukura duke e quajtur kurorë të dashurisë 14-vjeçare me Turin.

“Një javë me ty, një javë mrekulli, e që tani mendoj se koha kalon shpejt. Më vjen për të qarë sa herë të shikoj dhe falenderoj Zotin çdo çast për këtë bekim. Sa shumë jam lutur për ty e do vazhdoj po njësoj gjatë gjithë jetës. Nuk gjej dot fjalët për të përshkruar gjithë dashurinë që kam brenda vetes për ty. ATARA jonë, kurorë e bekuar e dashurisë tonë 14-vjeçare”, ka shkruar Orinda.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)