Çifti simpatik i ekranit shqiptar, Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bekuan më 15 korrik me një vogëlushe, të cilën e pagëzuan me emrin Atara.

Dita e sotme është mjaft e veçantë për dyshen, të cilët festojnë përvjetorin e katërt të martesës më të plotësuar dhe më të lumtur se asnjëherë më parë pasi familjes së tyre të bukur i është shtuar dhe një ëngjëll i vogël.

Asokohe çifti kurorëzoi me martesë lidhjen e disavjeçare, në një dasmë tepër të bukur dhe elegante që bëri xhiron e rrjetit. Vitet kanë kaluar shumë shpejt e kjo ditë e veçantë nuk kishte si të kalonte pa u kujtuar nga vetë Turi, i cili nuk ngurroi të bënte dedikimin më special për dashurinë e tij.

“Gezuar pervjetorin e katert te marteses @orindahuta! Cdo dite zbukurohesh! 27/07/2017”, ishin fjalët me të cilat Turi uroi moderatoren, që e paska pikturuar bukur.