Italia është mes vendeve që po përballet me rritjen e numrit të rasteve me COVID-19, ndikuar edhe nga varianti Delta. Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 3121 raste të reja me koronavirus nga 244797 testime që janë bërë.

Numri i fataliteteve sot është 13, ndërsa në kujdesin intensiv në spitale janë 162 pacientë. Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është 127864 sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Shtrimet në spitale po rriten, teksa sot janë regjistruar 23 më shumë se të premten. Aktualisht pozitivë me COVID-19 në Itali janë 43491 qytetarë.