Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 19.3 miliardë lekë, 3.4 miliardë lekë ose 21.6% më shumë se 6 mujori i vitit 2020, si dhe 130 milionë ose 0.7% më shumë se plani 6 mujori i 2021-it.

Referuar ekspertëve të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ndikim të rëndësishëm në të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale kanë patur të ardhurat nga tatimi mbi deklaratën individuale vjetore të të ardhurave, të cilat rezultuan me rritje 352%, krahasuar me 5 mujorin e vitit 2020 dhe të ardhurat nga tatimi mbi dividentin dhe aksionet me rritje 146% krahasuar me 6 mujorin e vitit 2020.

Mbi 56 mijë individë, subjekt i deklarimit të të ardhurave personale kanë dorëzuar formularin me përfitimet financiare gjatë vitit 2020. Nga këta, 9870 janë individë të cilët kanë patur të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë. Ndërsa individë me më shumë se 1 punësim, për të paktën 1 periudhë të 2020, me të ardhura nën 2 milionë që kanë kryer deklarimin janë 38 355.

Në tabelën për treguesit fiskale të MFE-së të ardhurat nga dividenti llogariten rreth 4 miliardë lekë.