Kur të mundet, Mauro Icardi nuk e humb kurrë mundësinë për t’u kthyer në Milano. Pas pushimeve në Afrikë mes luanëve dhe zebrave, sulmuesi i PSG-së kaloi nëpër kryeqytetin Lombard, përpara se të fluturojë drejt Parisit.

Së bashku me të, gruaja e tij e pandashme, Wanda Nara, teksa ata shijojnë diellin milanez në pishinën e tyre, duke pritur të dinë nëse do të mbërrijë ndonjë lajm nga merkatoja. Nuk është mister që vullneti i “Maurito” është të kthehet në Serie A. Megjithatë, duhen pritur zhvillimet te klubi parizien, do t’ia dalin të rinovojnë me Mbappe apo jo, për të bërë pastaj edhe llogaritë e repartit të përparmë.