Rudina Dembacaj ka zbuluar se do të bëjë sërish dasmë dhe ka nisur përgatitjet ndërsa e ka cilësuar martesën si “vesin më të keq”. “Martesa është vesi im më i keq, po planifikoj dasmë prapë”,- u shpreh moderatorja. Në një komunikim me ndjekësit në Instagram, ajo tha se po mendon seriozisht të zgjerojë familje me bashkëshortin e saj, Mark Frrokun, pasi kjo është dëshirë e tij dhe e vajzës së saj. “Nëse Viki do bëhet me një motër cili do ishte emri i saj. Po për një vëlla?”– e pyeti një prej ndjekësve. “Nuk e di fare! Thjesht mendoj se duhet të mendoj seriozisht për një bebe, jo vetëm Marku tashmë ma kërkon edhe Viki,”- u përgjigj Rudina Dembacaj.

Sa i përket pushimeve, tha se do të jetë e shoqëruar edhe me fëmijët e partnerit të saj. “A do ikësh me pushime me vajzën, burrin dhe fëmijët e tij? Ku mendon se do ikni?”– ishte një tjetër pyetje që iu drejtua. “Po patjetër, mezi pres të drejtën”- përfundoi Rudina Dembacaj.