Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë thirrje për vaksinim kundër COVID.

Në një status në rrjetet sociale, ministrja shkruan se sa më shumë qytetarë të mbrojtur të ketë gjatë muajve të verës, aq më mirë do i bëjmë ballë varianteve të reja të COVID dhe vjeshtës.

“Vaksinim • Vaksinim • Vaksinim. Sa më shumë qytetarë të mbrojtur gjatë muajve të verës, aq më mirë do t’i bëjmë ballë varianteve të reja të mundshme të COVID 19 dhe vjeshtës së ardhshme”, shkruan Manastirliu.