Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka pritur në një takim pune delegacionin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Turqisë për të diskutuar për çeshtje të rëndësishme të sektorit spitalor dhe farmaceutik.

“Diskutuam mbi disa çështje të rëndësishme të sektorit spitalor dhe farmaceutik, të cilat do të çohen përpara me grupe pune të përbashkëta: Rritja e kapaciteteve të Spitalit Memorial Fier; Binjakëzimi i Agjencive të Barnave të dy vendeve tona; Eksperienca me modelet e autonomisë spitalore”, shkruan Manastirliu në postimin e saj.

Postimi i ministres Manastirliu Me kënaqësi prita delegacionin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së #Turqisë, me të cilët po forcojmë urat e bashkëpunimit për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe shkëmbimet reciproke në fushën e shëndetësisë. Diskutuam mbi disa çështje të rëndësishme të sektorit spitalor dhe farmaceutik, të cilat do të çohen përpara me grupe pune të përbashkëta: Rritja e kapaciteteve të Spitalit Memorial Fier. Binjakëzimi i Agjencive të Barnave të dy vendeve tona. Eksperienca me modelet e autonomisë spitalore.