Analisti Frrok Çupi ka bërë një deklaratë të fortë përkundrejt liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berishës, si dhe liderit aktual, Lulzim Bashës.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Çupi e quajti Berishën një nga kriminelët më të mëdhenj. Duke mos u ndalur me kaq, analisti përmend dhe historinë e Partisë Demokratike duke e konsideruar shkatërrimtare.

“Ne po shikojmë interesat e vendit të cilat janë shkatërruar nga kjo parti. Pse nuk bëhet historia e kësaj partie. Pse nuk thuhet që ne e mohojmë totalisht historinë e kësaj partie, sepse është histori shkatërrimtare. Ne këtu s’kemi të bëjmë me analizën që ‘kemi një kryetar të keq, por një parti të mirë.’ Është si kryetari, si partia. Secili prej të rinjve që do shkonte të ngatërrohej me Sali Berishën, do të ishte një ‘Lul’ tjetër”.

Çupi nuk i ka kursyer fjalët e ashpra as për Lulzim Bashën, për të cilin tha se është një qen roje i krimeve të Berishës. Sipas analistit, PD do të shkojë drejt gjyqeve, burgjeve, njëlloj si Berisha.

“E çfarë i duhet Amerikës e Shqipërisë një Lul tjetër. Ai është shumë mirë aty ku është, sepse atë parti ka. Atë parti ka trashëguar, atë parti i ka formatuar Sali Berisha. Ai është qen roje i bizneseve të Sali Berishës dhe i krimeve të Sali Berishës.

Problemi është se Partia Demokratike do marrë rrugën e Sali Berishës, drejt gjyqeve, drejt burgjeve, drejt dënimeve. Unë shikoj që do kthehet në një celulë antiamerikane, as që e dyshoj.”