Lituania reagoi ndaj dëbimit të diplomatëve nga ana e Bjellorusisë duke ulur në mënyrë drastike praninë diplomatike të Minskut në Riga. Ministria e Jashtme lituaneze theksoi se po dëbonte pothuajse të gjithë diplomatët bjellorusë për shkak të “veprimeve të vazhdueshme, sistematike dhe armiqësore nga vendi fqinj”. Ministria theksoi se Bjellorusia tani mund të ketë vetëm një diplomat në Lituani për të kryer operacionet konsullore.

Ajo gjithashtu lejoi tre anëtarë të stafit të ambasadës të qëndronin për të kryer funksione administrative. Vendimi pason urdhrin e së martës në Bjellorusi që Lituania të minimizonte stafin e saj në Minsk. Minsku dha urdhrin pasi Lituania i dha statusin zyrtar liderit të opozitës bjelloruse, Svjetlana Tihanovskaja dhe ekipit të saj.