Jo vetëm me Oltin, sot në “Përputhen +40” Lindita u kap keq dhe me Giuseppen. Konkurrenti italian tha se Lindita “vuan” nga mania e protagonizmit, pra sipas tij, ajo dëshiron të jetë gjithë kohës në qendër të vëmendjes.

Giueseppe: Lindita dhe Olti nuk kanë ardhur këtu për të dashuruar, kanë ardhur për të marrë pikë. Unë në Instagram iu shikoj vetëm ju foto.

Lindita: Ty duhet të pyes unë për Instagramin tim? Hidh dhe ti foto kush të ka ndaluar

Giuseppe: Është opinioni im, ti ke maninë e protagonizmit. Ça kishte lidhje Giuseppe 63 vjeç, ai 33-vjeç? (duke iu referuar deklaratës së Linditës pak kohë më parë, kur ajo e refuzoi në takim për shkak të moshës)

Lindita: Ti kërkon takim me mua, ti je 90 vjeç edhe më thua mua që jam 40 vjeç.

Giuseppe: A është më turp të dashurohesh me një më të ri apo më plak?

Lindita: O Giuseppe laj gojën kur të flasësh për mua, laj gojën

Giuseppe: Ti i ke përdorur, ti nuk shikon zemrën ti fluturon lart

Lindita: Po fluturon gomari

Giuseppe: Ti nuk ke qarë asnjëherë, ti vetëm thua unë jam e bukur, unë kam lekë, unë kam ça të dua.

Lindita: O Giuseppe boll! A mbarove? Unë fotot do t’i bëj sa të më dojë zemra