Reperi i njohur Ledri Vula feston sot 35-vjetorin. Ai ka organizuar një super festë që në mesnatë, duke mbledhur bashkë familjarë dhe miq.

Në festë nuk kanë munguar emra të njohur për publikun si Kida, Butrinti, Ronela Hajati, Lumi B, Lori Hoxha e të tjerë. Të gjithë kanë ndarë pamje nga festa në rrjete sociale, ku shihet se e kanë ndezur atmosferën duke kënduar e kërcyer.

Gjithashtu partnerja e Ledrit, Sara Hoxha ka tërhequr si gjithmonë vëmendje me ‘look-un’ e saj. Ajo ka publikuar në Instastory foto dhe video, duke ndarë kështu disa momente kyç nga festa.