Së fundmi është gjetur sozia e aktorit të famshëm të Hollywood-it, Brad Pitt! Nathan Meads, 35-vjeç, i cili jeton në Oskford ka një ngjashmëri ‘të frikshme’ me aktorin e njohur. Dikur ai e përdorte këtë ngjashmëri dhe fitonte disa para, por tashmë po i hap probleme!

“Miqtë e mi filluan të më flisnin për ngjashmërinë time me Brad Pitt kur isha 20 vjeç. Për 10 vjet të gjithë e kanë vënë në dukje këtë aspekt. Unë kurrë nuk kam bërë asgjë për t’u dukur si ai. Me kalimin e kohës, kjo ngjashmëri është bërë gjithmonë diçka më e natyrshme”, ka rrëfyer Meads.

Ky i fundit ka shtuar se ngjashmëria me Brad ia ka bërë jetën e tij sentimentale mjaft problematike. Nathan është babai i dy fëmijëve dhe kërkon ti rikthehet jetës normale, por ngacmohet shumë nga vajza që janë të fiksuara pas aktorit Brad Pitt.