Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Republikane për shfuqizimin e nenit në Kodin Zgjedhor, ku thuhet se: “Për partitë pjesëtare në koalicion, numri i votave të vlefshme takuese përllogaritet duke mbledhur mesataren e votave për mandat për çdo kandidat të zgjedhur nga radhët e tyre”, si e papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.

Partia Republikane pretendonte se neni cenonte parimin e barazisë para ligjit dhe mosdiskriminimin, pasi kushtëzon financimin e subjekteve për fushatën zgjedhore, duke u mbёshtetur vetëm mbi njё kriter: pjesëmarrjen ose jo në koalicion parazgjedhor.