Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi mori pjesë sot në “Takimin e Ministrave Përgjegjës për Kërkimin Shkencor” që u zhvillua në Slloveni, me praninë gjithashtu të delegacioneve nga BE, shteteve anëtare të EFTA dhe partnerëve nga Ballkani Perëndimor.

“Sot në Slloveni, gjatë “Takimit të Ministrave Përgjegjës për Kërkimin Shkencor” shkëmbyem pikëpamjet tona lidhur me rinovimin e Zonës Evropiane të Kërkimit – ERA, si dhe rolin kyç që ka kërkimi shkencor dhe inovacioni për të ardhmen e hapësirës evropiane”, u shpreh Kushi.

Sipas ministres Kushi, një takim i tillë jo vetëm është një mundësi e mirë për shkëmbimin e pikëpamjeve në lidhje me procesin e përbashkët të zhvillimit të Zonës Evropiane të Kërkimit Shkencor, por çon përpara njëkohësisht edhe objektivin kryesor për harmonizimin e politikave dhe strategjive në nivel rajonal kombëtar dhe evropian.